Çdo njeri e gjen vetë rrugën se si të pasurohet. Disa njerëz nuk e kuptojnë se disa zakone të përditshmërisë mund t’ju privojnë të arrini pasurinë

Hulumtuesi Tom Corley është i interesuar në dallimet mes zakoneve të njerëzve të pasur dhe atyre që nuk kanë shumë para. Ai studioi të dy grupet për 5 vjet dhe bëri konkluzione interesante.

Sot do t’ju tregojmë, 6 gjërat që duhet të ndaloni së bëri nëse dëshironi të pasuroheni:

Mos takimi me njerëz të rinj

Njerëzit e pasur takojnë njerëz të rinj. 68% e njerëzve të pasur janë shprehur se pëlqejnë takimet me njerëz që nuk i njihnin më parë. Vetëm 11% e njerëzve të varfër thanë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve që kanë arritur stabilitetin financiar kanë bërë sa më shumë përpjekje për të dhënë një përshtypje të mirë për veten dhe për ta mbajtur atë. Ata nuk harrojnë të urojnë të njohurit e rinj (dhe të moshuarit) për festat dhe ditët e tjera të rëndësishme.

Besimi në fat

Ju mund të besoni në fat në raste shumë të rralla, kur keni të bëni me gjëra të vogla, jo shumë të rëndësishme. Mirëpo, kur bëhet fjalë për gjëra vërtet të rëndësishme, njerëzit e pasur mendojnë se ata mund ta përcaktojnë vetë rrugën e jetës së tyre. 90% e njerëzve të varfër fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre dhe faktorë të tjerë që nuk mund t’i kontrollojnë. Për të përmirësuar mirëqenien e tyre, ata investojnë para në fallxhore dhe bileta lotarie në vend të arsimimit të tyre.

Të urresh punën që bën

“Dua atë që bëj!” Kjo është ajo që thonë 85% e njerëzve me sukses financiar. Njerëzit e varfër shohin më shumë disavantazhe në punën e tyre. Me një qëndrim të tillë, ju ndoshta do të pranoni se është mjaft e vështirë për të rritur të ardhurat tuaja. Nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, duhet ta ndryshoni atë, jo të qaheni për fatin tuaj.

Nuk i kushtoni rëndësi shëndetit

Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë kohë shëndetit të tyre. Kjo përfshin vizita tek mjeku, një mënyrë jetese të shëndetshme, sportive (76% e njerëzve të suksesshëm bëjnë ushtrime fizike 4 herë në javë), një dietë të ekuilibruar dhe mungesë të emocioneve negative. Ndërsa ata që kanë të ardhura të ulëta, vetëm 13% shohin një lidhje mes shëndetit të mirë dhe suksesit.

Nuk rrezikoni

Vetëm 6% e njerëzve të varfër ranë dakord të marrin një rrezik për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Dhe më shumë se 50% e njerëzve të pasur që morën pjesë në eksperiment ranë dakord të marrin të njëjtin rrezik. Shumë njerëz të pasur të paktën një herë në jetën e tyre kanë marrë një rrezik të madh dhe kanë dështuar, mirëpo ata të paktën janë përpjekur të lëvizin paksa.

Nuk lexoni

“Nëse nuk lexoni do të thotë të mos mendoni”, ka thënë dikur Dostojevski. 88% e njerëzve të pasur janë dakord me shkrimtarin. Ata lexojnë libra rreth vetë-zhvillimit, materialeve profesionale dhe literaturës historike për të paktën 30 minuta në ditë. Vetëm 2% e njerëzve të varfër i kushtojnë shumë kohë leximit.