Gara për kryetar shteti sot edhe zyrtarisht nisi. Tre kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski në tre javët e ardhshme do përpiqen të marrin votë më shumë.
Siljanovska me nisi me sloganin “Drejtësi për Maqedoninë”. OBRM-PDUKM do ta fillojë fushatën në Ohër.
Kandidati i koalicionit LSDM-BDI, Pendarovski fushatën do të nisë në Prilep. Slogani i Pendarovski është “Bashkë përpara”, ndërkaq nga BDI thonë se maksimalisht do të angazhohen në fushatën e Pendarovskit.
“Përqendrimi ynë është që sa më shumë qytetarë të mobilizohen dhe ta shprehin vullnetin e tyre, vullnet që nuk mungon te qytetarët tanë për të shënuar një hap të rëndësishëm në përshpejtimin e rrugës tonë që të bëhemi anëtar i familjes së madhe euroatlantike”, tha Arbër Ademi.
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka nisën fushatën në konventë promotive në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Nën sloganin “Reka për Republikën” ai ofron koncept për kthimin e Republikës. Ai njoftoi se do të angazhohet për Republikë euroatlantike dhe multi-etnike.
Në zgjedhjet presidenciale të drejte vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa bashkërisht me zgjedhjet presidenciale, zgjedhje për kryetar komune mbahen në tre, Ohri, Dibra dhe Novo Sello.
Comments are closed for this post.