Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festa, 8 prilli (e hënë), Dita ndërkombëtare e romëve është ditë jo pune për të gjithë qytetarët rom në Republikën e Maqedonisë, përcjell Zhurnal.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të gjithë qytetarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua urojnë ditën ndërkombëtare të romëve.