Qeveria austriake ka dhënë urdhër që të hetohet mundësia për riformim të lidhjes së të djathtës ekstremiste “Identitarist”, sepse e njëjta ka lidhje me terroristin i cili vrau 50 myslimanë në lutjet e së premtes në Xhami në Zelandë të Re.
Në mbrëmjen e të Hënës, policia ka bastisur banesën e zëdhënësit të lëvizjes “Identitarist” Martin Selner, sepse hetimi në lidhje me terroristin Brenton Tarrant dhe qëndrimin e tij në Austri ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve austriake pasi që ky i fundit kishte lëshuar një shumë të majme si donacion për këtë organizatë.
Kancelari austriak Sebastian Kurc ka theksuar se nuk toleron ideologji të rrezikshme, pavarësisht cilit besim i takojnë.
Ai në një deklaratë për gazetarët e ka vërtetuar mbështetjen financiare nga ana e Brenton Tarant.
Tarant vitin e kaluar kishte qëndruar në Austri dhe pastaj kishte donunar një shumë të majme parash.
Sipas shërbimit për të mbrojtës kundër terrorizmit “Identitaristët” janë një rrjet i shtyllës së ekstremizmit modern të së djathtës, të cilët janë të lidhur globalisht.
Selner ka mohuar se ka pasur kontakt me Tarant, mirëpo nuk e ka mohuar donacionin, dhe se i njëjti i është falënderuar terroristit përmes një e-mail porosie.
“Identitaristët” cilësohen si neonazistë modern, të cilët nuk dallohen për nga kokat tullace apo veshjeve ushtarake.
Kjo “e djathtë e re” e propagandon luftën kundër “përzierjes së popujve”, gjegjësisht imigrimin, në çka ishte mbështetur edhe terroristi Tarant.
Selner është njëri nga figurat e lëvizjes së të djathtës e cila është aktive në të gjithë Evropën.
Ideologjia bazohet që të “mbrojnë Evropën nga imigrimi masiv i popujve mysliman, mirëpo theksojnë se janë “patriotë të pastër” të cilët luftojnë me mjete politike.
Comments are closed for this post.