Një burrë në Melbourne të Australisë ka fituar 46.6 milionë dollarë australian në lotari, pasi gabimisht kishte blerë dy tiketa me numrat e njëjtë.
Ai kishte blerë tiketën e parë në Saint Albans, dhe më pas bleu aksidentalisht biletën tjetër me numrat e njëjtë, por në një lokal tjetër.
Megjithatë secila tiketë i ka sjellë atij nga 23.3 milionë dollarë, kurse gabimin që e ka bërë i është shpaguar, pasi që po ta kishte paguar vetëm një tiketë atëherë shumën prej 46.6 milionë dollarë nuk do ta fitonte.
E menaxhmenti i lotarisë në Australi ka publikuar numrat fitues 12,28,24,29,9,18 dhe 25 si dhe numrat plotësues 13 dhe 31. Ndërkaq burri që ka blerë dy tiketa ka pranuar se tash e 30 vite i luan numrat e njëjtë.
Dhe duke marrë parasysh se ka fituar një shumë të majme të parave, është duke menduar të pensionohet, të blejë shtëpi të re e ndoshta të shkoj për pushime me familjen.
Comments are closed for this post.