Zv. kryeministri për Punë të Jashtëm të Greqisë, Markos Bolaris në përgjigjen me letër tha se në librat e Greqisë do të kyçet emri i ri “Maqedonia e Veriut, siç e parashikon marrëveshja e Prespës për vendin fqinj, përcjell AIM nga Athina.
Ai u pyet nga dy deputetët grek Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos.
“Greqia si vende anëtar, mes tjera edhe në OKB, BE, UNESKO, Këshillin e Evropës dhe OSBE, i respekton principet e mospërdorimit të dhunës në lidhjet në mes shteteve, principeve në mes shteteve, paprekshmërinë e kufijve dhe të mospërdorimit të urrejtjes verbale në shkrimin e librave që shfrytëzohen në Greqi. Sipas kësaj, në librat që përdoren në Greqi, nuk ekziston irredentizëm siç theksohen në nenin 9 paragrafi 5 nga marrëveshja e Prespës”, shkruan Bolaris.
Comments are closed for this post.