Një djalë i vogël ka vrarë veten në Angli pas talljeve të shokëve, duke u vetëvarur në dhomën e tij me një rrip pantallonash. Ai është gjetur i pajetë nga motra e tij, ndërsa para se të kryente aktin e rëndë ka lënë një letër.
Daniel Fitzpatrick la pas një shënim tragjik ku shpjegon arsyet që e çuan të vetëvritet. Në letër ai shkruan se miqtë e tij në Akademinë Katolike talleshin me të dhe nuk i flisnin, madje shpesh edhe zihej me ta. Këtë problem e raportoi te mësuesit, por këta të fundit nuk bënë asgjë.
Disa nga fjalët e djalit në letër janë:
“U dorëzova! Mësuesit… ata nuk bënë asgjë”.
Ndërsa nëna e tij shprehet gjithë dhimbje se djali i saj nuk meritonte që të vdiste dhe se zëri i tij duhej të dëgjohej. Por ai që përloti botën me fjalët e tij ishte babai i Danielit, i cili para kamerës regjistroi një video, të cilën e hodhi një Facebook, ku dhe mori shumë shpërndarje dhe komente.
Ai thotë disa fjalë për ata prindërit e atyre fëmijëve që i morën jetën djalit të tij.
“Për prindërit e djemve që kanë torturuar djalin tim. Uroj që mos ta përjetoni kurrë atë që familja ime po ndjen tani. Ju mund t’i përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë, çdo natë të jetës suaj normale. Unë s’mund ta bëj më këtë. Përbindëshat dhe monstrat tuaj të vegjël e larguan atë nga unë dhe gruaja ime”, duke shtuar se dhimbja e humbjes së djalit të tij është shumë e madhe. Lotët e tij nuk pushuan teksa flet dhe psherëtin herë pas here nga dhimbja që e ka pushtuar, ndërkohë në dhomë dëgjohet edhe zëri i gruas që qan teksa e dëgjon burrin e saj”.
Comments are closed for this post.