Sonte, në zyrat e BDI-së në Dibër, kryesia e BDI dega Dibër, mbajti mbëledhje me dy pika të rendit të ditës: 1. Propozim dhe votim të kandidatit për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 21 prillit, dhe 2. Propozim dhe votim për shef të shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale të 21 prillit. Në bazë të pikës së parë të rendit të ditës, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës u propizua dr.Hekuran Duka, i cili unanimisht u përkrah nga të gjithë anëtarët e kryesisë. Ndërsa për shef të shtabit, u propozua dhe u përkrah unanimisht,. z.Artin Spahiu.
Comments are closed for this post.