Arrestimi i një udhëheqësi të një partie opozitare një muaj para votimit në zgjedhjet presidenciale nuk është gjë tjetër veçse presionit brutal politik si dhe shpërndarje e frikës dhe panikut të madh të Zaevizmit që po humbet, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas arrestimit të liderit të “GROM”-it dhe ish kreut të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.
“Ajo që nuk ka asnjë aksion kundër krimit të njerëzve në pushtet, kurse vazhdojmë të mbesim shtet i robëruar në fund të Evropës, tregon se ky pushtet është kriminel dhe barbar. Siç po shihet fushata e Zaevizmit janë arrestime, por në të njëjtën kohë po shihet se Zaev po humb në mënyrë dramatike në mesin e qytetarëve. Nuk ka më frikë. Nuk mund të arrestoni aq sa do t’ju fitojmë”, ka shkruar mes tjerash Mickoski pas arrestimit të Stevço Jakimovskit.
Comments are closed for this post.