Deputetët në kuadër të seancës së 91-të, sot votuan Ligjin për ndërprerje të shtatzënisë.
Sipas Ligjit të ri për ndërprerjen e shtatzënisë, shfuqizohet pritja treditore dhe pengesat tjera administrative për realizimin e abortit.
Me ndryshimet ligjore, gruaja do të mund të merr të dhëna të plota, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e realizimit të intervenimit.
Vendimin për abort sipas ligjit të ri, gruaja do të mund ta merr në mënyrë të vetëdijshme, pa ndikim dhe mbi bazë të informacioneve lidhur me intervenimin.
Comments are closed for this post.