Kuvendi i Lituanisë sot me 108 vota “për” dhe asnjë kundër e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Xhaferi më herët realizoi takim me shefin e diplomacisë së Lituanisë, Linas Linkeviçius, i cili e konfirmoi mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Shefi i diplomacisë së Lituanisë e përshëndeti marrëveshjen historike të Prespës e cila ia hapi rrugën Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së, dhe e forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Rumania.
Në seancë plenare i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Comments are closed for this post.