Nga pasditja pritet ndryshim i motit. Sinoptikët paralajmërojnë rritje të vranësirave në perëndim dhe në veri, ndërsa në orët e mbrëmjes reshje të shiut në vendet më të ulëta dhe borë në male.

Në Shkup sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të vogla mesatare. Nga pasditja vranësira do të rritet dhe do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura do të lëviz deri në 18 gradë Celsius.

Mot i vranët, me erë dhe reshje do të mbajë deri në nesër deri në mes të ditës. Në malet dhe në disa vende më të larta veçanërisht në perëndim do të formohet shtresë e borës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila më e theksuar do të jetë nesër paradite, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në ulje të konsiderueshme.

Nga e mërkura moti do të jetë i ndryshueshëm me rritje të lehtë të temperaturës, ndërsa të enjten do të ketë reshje të reja të shiut, ndërsa në male borë.