Nusret Gokce është një ndër kuzhinierët më të famshëm në shtetin turk, por jo vetëm kaq.
Ai u bë i njohur në saje të përgatitjes së mishit dhe pluhurosjes me kripë, e cila gjë u bë edhe virale te shumë yje botërore.
Por, para se të bëhet kaq i njohur botërisht, 36-vjeçari ka bërë një punë tjetër që nuk i takon kulinarisë.
Sipas këngëtares së njohur turke, Bulent Ersoy, ai i kishte bartur bagazhet e saj gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.
“Dikur Nusret ka bartur bagazhet e mia. Por ka fituar reputacion në saje të punës dhe mençurisë së tij. Jam e lumtur me arritjet e Nusretit”, tha shkurtimisht diva e muzikës turke.
Theksojmë se Gokce ka hapur një numër të madh të restoranteve duke përfshirë edhe në disa qytetet të SHB-ve.
Ndryshe, Ersoy është e njohur edhe si mashkulli i parë turk që ka ndërruar gjininë – nga mashkulli është bërë femër.
Comments are closed for this post.