Ora më e saktë e botës lëviz me një ritëm shumë të saktë, duke u ngatërruar me vetëm një sekond ne 300 milion vite

Truri i njeriut, funksionon ndryshe, dhe ata sekonda i merr sipas mënyrës së tij, duke krijuar një sens tjetër të kohës. Mirëpo pyetja është se pse truri nuk funksionon sipas një ore reale, dhe si pasojë koha ikën më shpejt kur jemi duke kaluar mirë, dhe më ngadalë kur jemi të mërzitur.

‘Mënyra se si truri e përcepton kohën, varet vetëm nga pritshmëritë dhe probabiliteti që ai krijon. Truri mund ta ndjejë se dicka do të ndodhë, pa ndodhur ende,’ thotë Dr. Michael Shadlen, profesor në Universitetin dhe Qendrën Mjeksorë të Kolumbisë në New York.

Nuk ka ndonjë agjent konkret në tru i cili do të ishte përgjegjës se si ne e përceptojmë kohën. Ka shumë mekanizma të ndryshëm të cilët lidhen me  këtë përceptim. Një nga këta mekanizma përfshinë aktivizimin e qelizave neurale kur ju jeni duke bërë një aktivitet. Aktivizimi i këtyre qelizave rritet në proporcion me përceptimin e kohës, që do të thotë se sa më shpejt aktivizohen këto neurone aq më shpejt truri e përcepton kohën, dhe kështu na duket që koha kalon më shpejt.

Mekanizmi tjetër është përgjegjës për aktivizimin e disa substanave kimikale të trurit. Në një studim të bërë, është vërejtur që një grup neuronesh të cilat e prodhojnë dopaminën- një neurotransmiter përgjegjës për ndjenën e kënaqësisë, ndikon në mënyrën se si ne e përceptojmë kohën.

Kur ju jeni duke bërë qejf, këto qeliza neurale janë më aktive, duke liruar më shumë dopaminë, dhe rrjedhimisht truri përcepton që ka kaluar më pak kohë se sa që realisht ka kaluar. E kundërta ndodhë kur jeni të mërzitur dhe qelizat e trurit nuk prodhojnë shumë dopaminë, në këtë rast truri e përcepton që koha nuk po shkon shumë shpejt.