Nuk është shumë e shëndetshme kur gratë bëjnë pastrimin çdo ditë.
Kontakti me produktet e pastrimit të shtëpisë shkaktojnë dëm më të madh për mushkëritë e gruas, se po të tymoste 20 cigare në ditë.
Studimi që ka nxjerrë këtë konkluzion, gjithsesi, nuk ka parë të njëjtin efekt te burrat.
Sipas studimit, për gratë, pastrimi mund të jetë një rrezik për shëndetin e rrugëve respiratore.
Ky rezultat bazohet mbi analizat e mushkërive të më shumë se 6.200 vetëve.
Grupmosha ishte e moshës mes 20 dhe 34 vjeç. Pyetjet ishin nëse njerëzit kishin punuar për pastrimin e shtëpisë dhe produktet kimike që përdoren për këtë.
Gratë që pastronin, një herë në javë, për profesion, apo në shtëpi, tregonin rënie të shpejtë të aftësisë së mushkërive, e krahasuar me konsumin e 20 cigareve në 10 po 20 vjet.
Në mushkëritë e pjesëmarrësve meshkuj, nuk u gjet asnjë efekt mbi përdorimin e produkteve të pastrimit.
Comments are closed for this post.