Drejtoria e Policisë Financiare deri tek Prokutoria Themelore ka ngritur padi penale kundër ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, për shkak të dyshimeve për fshehje tatimi dhe falsifikim dhe shkatërrim të librave afarist.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë Financiare, veprat me të cilat ngarkohet ish-kryetari i FFM-së i ka kryer në periudhën prej 1 janar 2017 deri 27 shkurt 2018.
Sipas Policisë Financiare, Gjogjioski me vetëdije dhe qëllim dhe në llogari të FFM-së ka paraqitur të dhëna të rrjeshme në llogarinë përfundimtare për vitin 2017, të cilën më 28 shkurt 2018 e ka dorëzuar në Drejtorin e të Hyrave Publike dhe Regjistrin Qendror.
Me paraqitjen e të dhënave të rrejshme dhe mos pagim të tatimit, sipas Policisë Financiare, Gjorgjioski ka fituar në mënyrë joligjore pasuri prej 1.680.912 denarëve.
Comments are closed for this post.