Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të pakta gjatë pasdites. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 12 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat do të jenë në rritje.