Një punëtor e ka humbur jetën në Manastir, pasi kishte rënë nga skela në shtresë betoni në Stadiumin e qytetit në Manastir.
Në SPB Manastir dje paradite është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në objektin në ndërtim, D.D. (58) nga fshati Cërnobuki rajoni i Manastirit, ka rënë nga skela në shtresë betoni.
Nga ekipet e Ndihmës së parë mjekësore është dërguar në Spitalin klinik në Manastir ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore, ndërsa në orën 19:30 minuta ka ndërruar jetë.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir në prani të inspektorit të punës.
Comments are closed for this post.