Blerim Reka ka konfirmuar se do të jetë kandidat i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka bërë të ditur vet Reka përmes një postimi në Facebook, duke thënë se shpreson që kjo kandidaturë do të përkrahet.
“Janë dy arsye për këtë vendim. E para: vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik; e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe të votuar. E dyta: vetëm kritikat intelektuale- pa i hyrë përballjes politike- nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale”, ka thënë Reka, duke përfunduar: “Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët; intelektualët vetëm shkruajnë për historinë”.
Comments are closed for this post.