Elvana Gjata ka publikuar sonte një këngë të re të cilën e ka titulluar “Tavolina e mërzisë”.

Elvana Gjata e ka bërë traditë viteve të fundit që më shumë të sjell balada, derisa edhe pse të tilla, ato janë të pëlqyera shumë nga publiku.

E tillë është kënga e saj e fundit, “Tavolina e mërzisë”.

Në këtë këngë, Elvana i këndon dashurisë, asaj dashurie e cila humbet, të mërzit dhe të lënë në mëndime të trazuara në tavolinën e mërzisë, transmeton GazetaExpress.

Është një baladë kjo e Elvanës, e punuar nga dyshja e njohur kosovare, Armend Rexhepagiqi i cili ka punuar muzikën e kësaj kënge, derisa tekstin e ka shkruar Aida Baraku.

Një baladë në një ditë shkurti, e kënduar nga Elvana, e cila që shënon edhe rikthimin e dyshës kosovare, që ka munguar për disa vite, sigurisht është edhe një dhuratë interesante edhe për fansat e Elvanës por mbi të gjithë edhe të Aidës dhe Armendit.