Sot do të shënohen 15 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili ndërroi jetë nga një aksident me aeroplan në afërsi të Mostarit.
Në varrin e tij në Butel të Shkupit lule do të vendosin familjarë të Trajkovskit, disa delegacione dhe qytetarë të vendit.
Në shënimin e përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit do të merr pjesë edhe delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zv.kryeministri Koço Angjushev, ndërsa në përbërje do të jenë edhe Zorica Apostollska dhe Stevo Pendarovski.
Në aksidentin e aeroplanit që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 ndërruan jetë Boris Trajkovski dhe tetë anëtarë të delegacionit që udhëtonin për konferencë ndërkombëtare në Mostar.
Comments are closed for this post.