Kuvendi sot do të mbaj seancën e saj të 86-të, e cila në rendin e ditës ka edhe interpelancën për punën e ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, e iniciuar nga opozita.

Deputetët do të debatojnë dhe për propozimin për vendim e dërgimit të trupave të ARM-së për pjesëmarrjen në operacionet paqësore “mbështetje vendimtare” në Republikën Islamike në Afganistan.

Kuvendi sot gjithashtu do të debatoj edhe për disa ligje tjera nga fusha financiare.