Republika e Maqedonisë së Veriut sot do të jetë në rendin e ditës të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Pas njoftimit të marrë formal nga Shkupi për përdorimin e emrit të ri, Këshilli për punë të jashtme i BE-së sot do të vlerësojë se vendi e ka ndryshuar emrin e vet në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, BE edhe njëherë do ta përshëndetë Marrëveshjen e Prespës dhe do ta shprehë mbështetjen e vet për këtë proces, që, siç thonë në Bruksel, duhet të sjellë më tepër stabilitet

Pritet që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, e cila do të kryesojë me Këshillin për punë të jashtme, apo eurokomisari Johanes Han shkurtimisht t’i njoftojnë ministrat për hyrjen në fuqi të emrit të ri, të arritur mes Shkupit dhe Athinës.