Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se ndjen keqardhje edhe për një jetë tjetër të humbur, por siguroi se ekipet e mjekëve po bëjnë gjithçka për të shpëtuar të gjithë pacientët, dhe se vazhdimisht kanë mbledhje konsultimi që të vendosin se çfarë të bëjnë në raste të caktuara.
“Po bëhen përpjekje maksimale, të gjithë ekipet e mjekëve janë në gatishmëri. Bëhen mbledhje të shpeshta për të dhënë mendime se si duhet vepruar në ndonjë rast, pasi gjithë pacientët janë të politraumatizuar. Shpreson sinqerisht që gjendja e tyre të përmirësohet gjatë ditëve në vazhdim…Dje vonë kemi transferuar edhe një prej pacientëve nga “8 shtatori” për mbikqyrje më të mirë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në spitalin shtetëror, respektivisht në Klinikën për kirurgji, për momentin janë të shtruar katër pacientë. Dy prej tyre janë ende në gjendje kritike, duke luftuar për jetë. Në mesin e atyre që janë në gjendje tejet kritike është edhe vajza 19 vjeçare që mjekët u detyruan tia amputojnë këmbën. Mjekët u zotuan për përpjekje mbinjerëzore për ti shpëtuar, por thanë se nuk është gjithçka në dorën e tyre.