Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarëve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.

Të lënduarit dërgohen në Qendrën e Klinikave në Shkup kurse institucionet tjera shëndetësore në vend janë ofruar për ndihmë në vendin e ngjarjes.

Jo zyrtarisht, mësohet se ka të vdekur dhe numri nuk është i saktë por është mbi pesë viktima.

Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Tetovë-Shkup.

Ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur, njofton Telegrafi Maqedoni