Gjykata e Koçanit e dorëzoi në Penalen e Shkupit lëndën për zjarrin në kabarenë “Puls”. Një hap i tillë vjen pasi Gjykata Supreme vendosi që të caktojë Gjykatën Penale të Shkupit si kompetente për aktakuzën për tragjedinë, në të cilën humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Vendimi u mor pas konstatimit të Supremes së gjykatat në Shtip dhe Strumicë nuk kanë numër të mjaftueshëm të gjykatësve në fushën penale.

Ndërkohë nga Gjykata Penale thonë se pas pranimit, në përputhje me sistemin AKMIS, lënda do të dorëzohet në Këshillit për vlerësimin e aktakuzës. Më pas do t’iu dorëzohet të akuzuarve, me çka do të fillojë rrjedhja e afatit ligjor për ankesa. Për zjarrin në kabarenë Puls, akuzohen 34 persona fizikë dhe tre juridik. Të gjithë ngarkohen për veprën penale vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme, përveç njërit që ngarkohet për ryshfet për përgatitjen e licencave të rreme me qëllim që objekti të funksionojë si kabare.