Pas shtatë vitesh, kompleksi “Fshati Maqedonas”, i vendosur në Vodno pranë Nerezit, do të rihapet sot. Koncesionari i ri është kompania “La Terraza”, oferta e së cilës u zgjodh si më e favorshmja në thirrjen publike të shpallur nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.

Ata informuan se koncesionari u zgjodh në mënyrë ligjore dhe transparente, përmes ankandit publik elektronik, përmes sistemit të menaxhuar nga Ministria e Financave.

Në hapje është njoftuar prania e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Kompleksi “Fshati Maqedonas” përbëhej nga 12 shtëpi autentike, me dhoma ku prezantoheshin artizanate maqedonase, dhe pjesë të tyre përdoreshin si dhoma hoteli dhe kishte edhe një seksion restoranti.

Me rihapjen e kompleksit, sipas SOZR, do të krijohen kushte për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe për të forcuar ekonominë lokale, për të krijuar vende të reja pune, si dhe do të përmirësohet kapaciteti turistik në Shkup, gjë që do të ndikojë në një numër më të madh turistësh jo vetëm në Shkup, por në vend në përgjithësi.