Për shtatë vitet e fundit LSDM dhe BDI e kanë harruar mjedisin, nuk ka pasur asnjë projekt për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes së ajrit. Për qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit është fokusi kryesor.
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka plan, vizion dhe zgjidhje konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Një plan konkret për Çebrenin dhe Galishten, thonë partia.

Ndërtimi i hidrocentraleve të Çebrenit dhe Galishtës është një projekt strategjik, të paktën nga tre aspekte kryesore. Këto dy hidrocentrale nevojiten jo vetëm nga aspekti i prodhimit të energjisë elektrike.
Nga këndvështrimi i ndryshimeve klimatike, këta dy rezervuarë të rinj të ujit, së bashku me rezervuarin ekzistues të Tikveshit, do të sigurojnë ujë shtesë për fushën e Tikveshit, 55-60 mijë hektarë tokë bujqësore të klasit të parë ku ka shumë fermerë, pemëtarë, ku përdoret një sistem i organizuar vaditjeje dhe ku ka mungesë uji në një periudhë të caktuar të vitit.
Gjithashtu, këta dy rezervuarë, duke pasur parasysh rrethinën e pabanuar të Mariovës, do të kontribuojnë në turizëm dhe investitorë të rinj privatë në të ardhmen.
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit për hir të një jete cilësore për qytetarët.
Comments are closed for this post.