Taravari të përgjigjet me çfarë po shantazhohet. Kjo sjellje e tij e paarsyeshme mund të ndodhë vetëm si rezultat i shantazhit dhe nën diktatin e lobit kriminal, i njëjti që SDS-në e gjunjëzoi dhe e shkriu në partneritet dhe martesë me mafian e BDI-së, pyet VMRO-DPMNE.
Arben Taravari duhet të jetë i sinqertë dhe të pranojë se informacionet që po përhap tani për largimin nga qeveria, si për shembull se çështjet shqiptare nuk u trajtuan mirë apo se kishte një ngërç në integrimin në BE, janë vetëm një alibi e zbehtë për veprimet e tij të shantazhuara. Arben Taravari është një njeri i shantazhuar, çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në biznes apo motive të tjera. Ai ka konfirmuar se nuk është një partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politika. Ai duhet t’u shpjegojë votuesve të tij se si BDI është tani opsioni i vërtetë dhe i vetëm për të.
Kjo vjen pasi Taravari dje deklaroi se largohet nga qeveria dhe shkon në opozitë.
Comments are closed for this post.