Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski sot dhe nesër ndodhet në Hungari ku do të mbahet konferenca ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë.

Maqedonia ka miq të mëdhenj dhe miqësia e kahmotshme mes dy vendeve duhet të kultivohet, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili është pjesë e delegacionit maqedonas në Budapest.