Dogana e Maqedonisë konfiskoi një autobus me targa të Kosovës Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftojnë se kanë konfiskuar një autobus me targa të Kosovës.
Sipas njoftimit, autobusi po udhëtonte në relacionin Stamboll-Prishtinë, ndërkaq doganierët zbuluan se i njëjti ishte përshtatur me hapësira të posaçme për fshehje të gjësendeve.
Ndërkaq ende nuk ka informacione zyrtare se kujt i takonte ky autobus dhe nëse po mbarte diçka të paligjshme në momentin kur edhe u konfiskua nga dogana e Maqedonisë
Comments are closed for this post.