Jo shumë kohë më parë, vizita te një dermatolog konsiderohej e nevojshme vetëm për problemet me lëkurën ose para një seti fotografik. Tani jo më. Qoftë për shkak të rritjes së mediave sociale apo kulturës së të famshmëve, dekada e fundit ka parë që kërkimi për lëkurë në dukje pa të meta po rritet me shpejtësi. Një studim i fundit zbuloi se të rinjtë shpenzojnë më shumë para për lëkurën e se çdo grupmoshë tjetër (dhe më shumë se gjeneratat e mëparshme).

Dhe vetëm në vitin 2023, shpenzimet për kujdesin e lëkurës nga të rinjtë dhe adoleshentët u rritën me 20%. Teknologjia e ka bërë gjithashtu marrjen e këshillave të ekspertëve gjithnjë e më të arritshme. Dermatologjia në internet u zhvillua shpejt gjatë pandemisë kur kufizimet e Covid-19 nënkuptonin se mbi 90% e dermatologëve po përdornin “teledermatologji” (p.sh. thirrje video dhe imazhe dighitale për të diskutuar shqetësimet e lëkurës nga distanca) krahasuar me 14.1% para Covid-it, tha Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

Ardhja e dermatologjisë dixhitale, e shtyrë përpara nga mjetet digjitale gjithnjë e më inovative dhe të sofistikuara, jo vetëm telefonat inteligjentë dhe aplikacionet e thirrjeve video, por edhe inteligjenca artificiale po mundësojnë një numër në rritje të markave globale të diagnostikojnë, përshkruajnë dhe prodhojnë kremra me porosi përmes dhomave të konsultimit virtual.