Kreu i Kuvendit Afrim Gashi në pyetjen e Gazetarëve se si e komenton arrestimin e personave të mbrëmshëm pas ngjarjeve që ndodhën në ditën e Flamurit, e mos ndërmarrjen e asnjë veprimi për kryerësit që dogjën flamurin maqedonas, gashi thotë se nuk i di detajet, por dënon rastin.
“Nuk jam në rrjedha për detajet, vetëm e di në parim. Mund të ju them se djegia e flamujve nuk ju shërben askujt, qoftë shqiptar apo maqedonas, turk, vlleh apo çkadoqoftë. Ndjenjat e patriotizmit duhet t’i kemi drejt shtetit të cilit jetojmë, duke i kultivuar dhe respektuar flamujt tanë. Mund të shfaqim ndjenjë të patriotizmit, mirëpo duke denigruar, shkelur apo djegur flamuj të tjerë, kjo flet keq për secilin që e bën një veprim të atillë. Dhe unë jam kundër kësaj dhe mendoj se një njeri që e bën një veprim të atillë është në kundërshtim me interesat e këtij shteti, me interesat kombëtare, qoftë shqiptare apo maqedonase, por edhe të komuniteteve të tjera” – tha Gashi.
Comments are closed for this post.