Turqit dhe grekët pajtohen se bakllavaja është e mrekullueshme, por nuk pajtohen se kush e shpiku i pari, tregoi një sondazh i fundit.
Sondazhi, i kryer në Greqi dhe Türkiye midis 14 dhe 16 qershor me pjesëmarrjen e mbi 1.800 njerëzve, zbuloi se më shumë se 95% e turqve pretendojnë se bakllavaja është e tyre.
Ndërkohë, mbi dy të tretat e grekëve të anketuar argumentuan se bakllavaja është e tyre dhe një e treta pranuan se ishte një delikatesë turke.
Sondazhi tregoi gjithashtu se preferenca e mbushjes ndryshon edhe midis vendeve fqinje. Gati 57% e grekëve e pëlqejnë atë me arra, ndërsa më shumë se 56% e turqve preferojnë bakllava me fëstëkë.
Në vitin 2013, bakllavaja nga provinca Gaziantep e Turqia u bë produkti i parë turk që u regjistrua në listën e emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe treguesve gjeografikë të mbrojtur të krijuar nga Komisioni Evropian për të promovuar dhe mbrojtur emrat e produkteve bujqësore cilësore.
Ndryshe, bakllavaja vjen në shprehje në prag të çdo gëzimi, sidomos gjatë periudhës së festave të Fitër ose Kurban Bajramit. Shërbimi i saj po ashtu është shtuar në shumë qendra turistike në vëndet e Ballkanit.
Comments are closed for this post.