Lamtumira e fundit iu dha viktimave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari. 10 ditë pas tragjedisë, trupat e pajetë u sollën në vend me dy aeroplan ushtarak bullgar, të cilët u pritën me protokoll shtetëror nga garda presidenciale.
Pas nderimeve të larta të kryer në Aeroportin e Shkupit, arkivolët me të ndjerëve iu dorëzuan familjeve për ceremoni mortore. Përveç krerëve të shtetit tanë, të pranishëm ishin edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Familjarët ndonëse në dhimbje të thellë për humbjen e të afërmve të tyre, zotohen se do të kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë.
Familjet nga Morana e Studeniçanit e pësuan më së rëndi këtë tragjedi, ku sot varrosen 14 anëtarë të tyre. Mijëra qytetarë erdhën në varrim, për të ju dhënë lamtumirën e fundit.
Ndonëse u tha nga autoritetet shtetërore që kortezhi mortor të parakaloj nga bulevardi që të shpie te Sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ku qytetarët mund të vinin të shprehnin ngushëllimet dhe të linin lule, familjarët mohuan këtë plan duke kërkuar që sa më parë të varrosen me ceremoni fetare islame. Ata që dolën për ti nderuar viktimat thanë se kjo tragjedi duhet të jetë alarm për shtetin të zbardh rastin.
“Tragjedia është katastrofë e madhe, mos u harroftë. Dashtë Zoti nuk ndodh kurrë te populli shqiptar, qoftë e fundi kjo. Por, po ndodhin shpesh tek ne.”
“Kjo është tragjedi e madhe, dhimbje e madhe pavarësisht çfarë kombi e feje janë duhet të dhimbsen për këtë popull.”
“Kjo është tragjedi e madhe, dhimbje e madhe pavarësisht çfarë kombi e feje janë duhet të dhimbsen për këtë popull.”
“Dhimbje më të madhe nuk ka, ishalla Allahu i shpërblen me xhenet, kemi dal se edhe neve rënd na vjen, e mendoj sikur ta kem në vete e gjithë kjo që ndodhi. Prej nj familje 12 veta kanë vdekur, nëna me dy fëmijë binjak, rasti shumë i rëndë.”
Varrimi i të ndjerëve u bë edhe në Sllupçan të Kumanovës dhe në Tetovë. Viktimat e tjera pritet të varrosen nesër me ceremonitë fetare në vendlindjet e tyre. Ndërkohë, në Sofje hetimi po vazhdon për shkaqet e tragjedisë, ku nga goditja në bankinat anësore autobusi mori flakë dhe la të vdekur 45 persona në mesin e tyre 12 fëmijë. 7 të mbijetuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe në bazë të ekspertizave teknike u konstatua që vdekja e të ndjerëve ka ardhur nga zjarri. Procedurë para hetimore po zhvillohet edhe nga Prokuroria e Shkupit për kompaninë “Besa trans” autobusi i së cilës gjatë kthimit nga Turqia u aksidentua. Ende të rrethana të pasqaruara mbetet tragjedia më e rëndë e komunikacionit në Evropë.
Comments are closed for this post.