Një person ka vdekur pasi iu nënshtrua një procedure 12-orëshe për transplantim të flokëve në një nga klinikat private në Mumbai.
Doktorët i thanë policisë që pacienti kishte kërkuar një transplantim të fijeve të flokëve 3 herë më të dendur se që rekomandohet. Pas këtij intervenimi, pacienti filloi të përjetonte dhimbje në qafë dhe u trajtua vetëm me analgjetikë dhe antibiotikë. Më pas ai filloi të ketë probleme me frymëmarrje dhe u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Mumbai dhe pas disa orëve ndërroi jetë, raporton Dailymail, transmeton Gazeta Express.
Personat të cilët i nënshtrohen kësaj procedure nuk janë të rrezikuar nga vdekja, dhe ky rast është shumë i rrallë andaj është cilësuar si rast i paqëllimshëm. Procedura mund të përbënte rrezik vetëm në rastet kur nuk kryhet në kushte të duhura dhe bëhet me mjete të pasterilizuara.
Transplantimi i flokëve është një teknikë e cila është përhapur shumë kohëve të fundit dhe aplikohet zakonisht nga meshkujt. Procedura është e thjeshtë duke përdorur qime të marra nga pjesë të tjera të trupit dhe vendosjen e tyre në pjesët ku nuk ka flokë.
Kjo teknikë nuk funksionon në të gjitha rastet si është rasti kur një person humb flokët si shkak i një lëndimi i cili ia ka dëmtuar edhe indet të cilat mund të mos e kenë aftësinë e rigjenerimit.
Comments are closed for this post.