Një grua e diagnostikuar tash 40 vite me një lloj tumori thotë se nuk i pengon kjo masë, e cili ia ka përfshirë gjysmën e fytyrës. Ky lloj tumori i shkaktuar nga neurofibramatosis –  deri tani është i pashërueshëm.

Së fundmi tumori ia kishte përfshirë edhe hundën, sytë dhe pjesën e pasme të gojës. Pacientja iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të vogla kirurgjike për ta parandaluar zmadhimin e këtij tumori, mirëpo doktorët i thanë se një ndërhyrje tjetër kirurgjike do të ishte shumë e rrezikshme dhe mund t’ia dëmtojë shikimin.

Ky lloj tumori i prek 3.000 njerëz në Britaninë e Madhe dhe 100.000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar disa paaftësi fizike dhe ndryshime në lëkurë.

Ky lloj tumori njihet edhe me emrin neurofibroma plexiforme, e cila krijohet në formë të një mase komplekse të kombinimit të indeve dhe rritjes enorme të tyre, dhe ishte e pranishme në fytyrën e kësaj gruaje që nga mosha 3-vjeçare.

“Kjo sindromë më rëndon pak në fytyrë, mirëpo për pjesën tjetër nuk brengosem, jam mësuar me këtë gjendje”, tha Znj. Cerqueria Leite, pacientja e cila bart këtë tumor, “më parë fytyra ime ishte më e madhe dhe unë jam detyruar t’i nënshtrohem 14 ndërhyrjeve kirurgjike”, shkruan DailyMail, trasnmeton Gazeta Express.

Herën e 15, zonja Leite ishte përgatitur t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrjeje tjetër, mirëpo pas ekzaminimeve të bëra para operacionit doktorët panë se tumori ishte shpërndarë dhe kishte prekur nervin optik, për këtë arsye ajo është e detyruar të jetojë në këtë gjendje.

“Çdo ndërhyrje invazive do t’i kushtonte me humbje të shikimit andaj nuk ia vlen”, tha doktori që e trajtonte këtë rast. “Tumori ka prekur edhe zonën e hundës dhe është shpërndarë në nofull, prandaj aktualisht nuk do të ishte praktike të hiqet”, shtoi ai.

Doktorët janë duke e vëzhguar evoluimin e këtij tumori, për të kuptuar shkaqet dhe një mënyrë të duhur për ta trajtuar atë.