Katër persona janë arrestuar pasi Policia australiane gjeti 400 kg të kristalit të metafetaminës të fshehur brenda shisheve të salcës të cilat po importoheshin në vend.
Katër të arrestuarit janë të moshës 30, 34, 36 dhe 45 vjeç , më i moshuari prej të cilëve u arrestua të enjten, raporton BBC.
Policia është në kontakt me autoritetet amerikane në një përpjekje për të gjetur origjinën e dërgesës.
Ushtruesi i Detyrës së Komisionerit, Stuart Smith tha se 768 shishet ishin në rrugë drejt një “laboratori klandestin” në Sidnej ku edhe u gjeten.
Comments are closed for this post.