MPB njofton se dje rreth orës 13:04  në rrugën “Beogradi” në Shkup një shofer ka përplasur me makinë një fëmijë 4 vjeç.

“Më 13.09.2019 në orën 13:04 në rrugën “Beogradi” në Shkup, J.I. (38) nga Shkupi, duke drejtuar një automjet të tipit “Suzuki Vitara” me targa të Kumanovës, ka goditur një këmbësor të moshës katër vjeçare. Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërgua për ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza”. Ekipi i SPB-Shkup ka kryer inspektim në vendit e ngjarjes”-thonë nga MPB.