Stilistët kanë gjetur katër karakteristikat kryesore të fundit perfekt për verën e vitit 2021. Duke lënë mënjanë komplekset dhe dyshimet, këto janë katër fundet e shkurtra që janë nq modë mjafton të zgjidhni të duhurin për ju:

Për ju që doni që këmbët të duket më të gjata dhe elegante është fundi A-simetrik. Sidomos nëse është ngjyrë e zezë ai është ideal për ju.

Nëse deri vitin e shkuar ishte në modë modeli me pala korrenti tw gjatë tani është po i njëjti por shumë i shkurtër. Për të zgjedhur këtë model duhet të keni këmbë të dobëta, pasi krijon idenë nga palat sikur jeni pak më të mbushur se realiteti.

Fundet e shkurtra dhe të ngushta: Kanë një rregull të pashkruar, pjesa e sipërme e veshjes duhet të jetë e mbyllur dhe mundësisht me mëngë të gjata.