Shkencëtarët paralajmërojnë, se meshkujt duhet të ndalojnë së konsumuari alkool 6 muaj përpara se të provojnë të bëjnë fëmijë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet kongjenitale të zemrës, shkruan Dailymail.

Një studim i bërë me 340.000 lindje, ka gjetur se meshkujt të cilët kanë konsumuar alkool përpara se të kishin foshnje i kanë vendosur fëmijët e tyre në një rrezik të dukshëm të preken nga sëmundjet kongjenitale.

Ata të cilët konsumojnë rregullisht alkool sidomos gjatë 3 muajve të fundit përpara se të tentojnë të bëhen prindër e rrisnin rrezikun e foshnjave të tyre të preken nga disa defekte të lindura për 42%. Ndersa femrat, që gjatë asaj periudhe kanë përdorur alkool vazhdimisht, e rrisin këtë rrezik për 16%.

Studimi i fundit ka bërë shkencëtarët nga Central South University in Changsha, në Kinë të paralajamërojnë meshkujt për këtë rrezik.

Sëmundjet kongjenitale janë sëmundje të lindura. Këto çrregullime i prekin 8% të foshnjave në gjithë botën çdo vit.

Edhe pse ky studim kishte disa limite, sepse nuk është studiuar lloji i alkoolit që është konsumuar, gjithsesi femrat dhe meshkujt, të cilët janë duke planifikuar të nisin familje duhet të kenë kujdes të shtuar me pijen.