Komisioni për parandalimin e korrupsionit thekson se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të ushtruar edhe funksionin e ministrit të Financave bie ndesh me Nenin 44 alinea 1 dhe 2 në Ligjin për parandalimin e korrupsionit.
Nga Anti-korrupsioni theksojnë se në rast se kreu i qeverisë zgjidhet ministër i Financave, ata do të detyrohen të marrin masa konkrete në bazë të kompetencave që dalin nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Comments are closed for this post.