Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit  ka regjistruar gjithsejtë 190 shkelje të rregullave të trafikut, ndër të cilat: 13 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për kalim në semafor të mbyllur, 12 për përdorim të telefonit.

“Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët ne vijim, andaj apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat për siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.