Një bashkudhëtarë ka marrë lëndime të rënda në një nga 14 aksidentet, që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.
Në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa në pesë tjerë është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme nga komunikacioni janë përjashtuar 13 shoferë, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa tre të tjerë e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.
Comments are closed for this post.