Ministria për Punë të Brendshme  njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 137 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për kalim në semafor të mbyllur, 8 të tjera për përdorim të telefonit.

“Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.