Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë , Izet Mexhiti, ka njoftuar se do të hapët ambasada Maqedonase në Riad. Ai tha se ky hap është i rëndësishëm dhe do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe do të thellojë lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe”.

“Republika e Maqedonisë do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap i rëndësishëm strategjik forcon pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe thellon lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe, si anëtare e G20-s dhe ekonomia më e madhe në rajon.

“Arabia Saudite është vendi i dy qyteteve më të shenjta, Mekës dhe Medinës, ku çdo vit mijëra besimtarë nga vendi ynë kryejnë Haxhin dhe Umren, si pjesë e përkushtimit të tyre shpirtëror. Prania jonë diplomatike atje nuk është vetëm çështje politike, por një akt kujdesi dhe afërsie me njerëzit tanë, që do të lehtësojë organizimin, sigurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre pelegrinazheve”, ka njoftuar në Facebook, Mexhiti.

Mexhiti njoftoi se ambasada do të shërbejë gjithashtu si urë bashkëpunimi në fusha të rëndësishme si ekonomia, turizmi, kultura dhe siguria rajonale, në përputhje me politikën tonë të jashtme aktive dhe vizionin për një Maqedoni më të lidhur me botën.