Një vit më parë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, parqet dhe pikat turistikë kishin vizitorë të shumtë. Disa përgatisnin skarë, disa të tjerë qëndronin ulur nën hijet e pemëve duke biseduar, ndërsa të qeshurat e fëmijëve që loznin i jepnin edhe më shumë jetë natyrës. Në Parkun e Sarajit, një nga lokacionet e preferuara të qytetarëve në këtë ditë, sot ishte një atmosferë krejt ndryshe nga vitet e kaluara.
Për dallim nga Parku i Sarajit, në Parkun e Qytetit vërejtëm një numër më të madh qytetarësh të cilët, siç thanë, kishin dalë për të bërë një shëtitje të shkurtër apo për të kaluar disa minuta në natyrë. Disa prej tyre ndiejnë nostalgji për aktivitetet familjare që organizonin për shënimin e kësaj dite.
“Duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi, jemi në rregull.-Çfarë do të bënit sot nëse nuk do të ishte gjendje e jashtëzakonshme?-Me siguri do të ishim me miqtë tanë duku tjetër në natyrë, në ndonjë shtëpi vikendi. Skarë, birra.
Si ju gjeti sot 1 maji? -Po ja të shfrytëzojmë kohë, të shëtisim pak, sepse gjithë ditën jemi të mbyllur në shtëpi, e dini si është. 00:50 Sigurisht që ka dallim”
“Vitin e kaluar nuk isha këtu, por sigurisht që ka dallim. Po kam maske në xhep, megjithatë unë jam me biçikletë andaj edhe momentalisht nuk jam i detyruar ta vendos. Unë jam në pranë dikujt tjetër, sigurisht që përdor maskë.
Fluks qytetarësh sot kishte edhe në Banjat dhe Kalanë e Tetovës. Disa me maska e disa pa to, pavarësisht se sot hyri në fuqi gjobitja e qytetarëve që nuk mbajnë maska në hapësira publike.
Me afrimin e orës 14:00, dalë ngadalë vizitorët e parqeve iu drejtuan shtëpive të tyre, për të respektuar kështu nisjen e orës policorë duke i dhënë fund festimit ndryshe të 1 Majit.
1 Maji, Dita e Punëtorëve, festohet në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur prej 1 deri më 4 maj në vitin 1886 në Çikago, kur demonstruesit kërkonin vendosjen e orarit të punës prej tetë orëve.
Comments are closed for this post.