Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, i cili do t’i ketë 15 ministri.

Numër dy në qeverinë Kurti, do të jetë zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, kurse zv.kryeministër i dytë do të jetë Haki Abazi, teksa 6 ministra do të jenë nga Vetëvendosje dhe 6 nga LDK.

Glauk Konjufca – Ministër i Punëve të Jashtme, Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Blerim Reka – Ministër i Integrimeve, Arben Vitija – Ministër i Shëndetësisë, Besnik Bislimi – Ministër i Financave dhe Transfereve dhe do të jenë ministrat nga radhët e LVV-së.

Teksa, përfaqësues të LDK-së në qeveri do të jenë:Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme, Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës, Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit, Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic