Qeveria zvicerane parashikon rënie të bruto prodhimit vendor prej 6,7 për qind për këtë vit, duke cituar se recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, do të jetë më e keqe se sa që frikohej në mars.

Sekretariati shtetëror për punë ekonomike të Zvicrës (SECO) sot publikoi parashikim të rishikuar nga muaji mars, sipas të cilës vlerësohet se ekonomia, e udhëhequr nga eksporti, duhet të rritet për 5,2 për qind vitin e ardhshëm.

Në projeksionet e muajit mars është vlerësuar se rënia ekonomike këtë vit do të arrijë 1,5 për qind, pas së cilës vitin e ardhshëm do të shënojë rritje prej 3,3 për qind.

Nëse realizohet parashikimi më i ri, do të ishte rënia më e keqe e ekonomisë zvicerane nga viti 1975.