Gjykata Themelore në Tetovë dha të hënën vendimin, lidhur me rastin e djegies së spitalit modular të koronavirusit në shtator të vitit 2021 në këtë qytet.
Dy ish-drejtorët e akuzuar të spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi morën “dënime me kusht” (dënime me kusht prej një viti e gjysmë, që do t’i çonte në burg në rast se brenda një periudhe prej tre vjetësh kryejnë një vepër penale), ndërsa mjeku Boban Vuçevski u lirua nga akuzat.
Prokuroria akuzonte zotin Besimi dhe zotin Etemi për “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa mjekun Vuçevski për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Comments are closed for this post.